AKTUALITET, 8 Janar 2018, 14:39

Aleatët e Bashës, të shqetësuar për faktorizimin e LSI-së

Aleatët e Bashës, të shqetësuar për faktorizimin e

Edhe pse në opozitë të gjithë, aleatët e Bashës kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre kundrejt faktorizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë. Mësohet se ky ka qenë qëndrimi që kanë pasur 4 aleatët të cilët ishin të pranishëm në mbledhjen me dyer të mbyllura që u zhvillua këtë të hënë në selinë blu. Ata i kanë shprehur shqetësimin e tyre kreut demokrat në lidhje me  Lëvizjen Socialiste dhe veprimet e saj.

Lulzim Basha mësohet se ka mirëkuptuar shqetësimin e kryerepublikanit Fatmir Mediu, kryedemokristanit Nard Ndoka, kreut të LZHK Dashamir Shehi dhe të kreut të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, si dhe është përpjekur të mbajë një qëndrim përbashkues për opozitën të cilën e pret një vit i gjatë protestash kundër qeverisë ‘Rama 2’. Në mbledhjen e thirrur vetëm një ditë pasi u konsultua më Monika Kryemadhin mungoi Vangjel Dule i PBDNJ-së.