AKTUALITET, 8 Janar 2018, 12:45

KQZ i hoqi mandatin, Aqif Rakipi ankimon vendimin

KQZ i hoqi mandatin, Aqif Rakipi ankimon vendimin

Aqif Rakipi ka kërkuar rikthimin e mandatit që ia ka hequr 3 ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi i marrë me 5 vota pro, ka bërë që deputetit të Elbasanit, ti hiqet mandati.

Aqif Rakipi e shprehur qëndrimin e tij kundër që në 5 janar, ndërsa sot ka bërë hapin e radhës që të mos i hiqet mandati.

Avokati i Rakipit sot ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një padi, ku kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe rikthimin e mandatit.

Një padi të tillë pritet ta bëjë edhe deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica. Kjo është një e drejtë që u njihet deputetëve.

Rakipit dhe Rehovicës iu hoq mandati, pasi nuk kishin deklaruar ndalimet që u ishin bërë në Itali.