TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo shoqërohej nga një tjetër e afërme e saj, e cila kërkoi nga mjekët që të ndihmonin gruan për shkak të dhimbjeve të forta.
Mjekët e ekzaminuan dhe e pyetën nëse ishte shtatzënë por gruaja tha që nuk ishte.
“Nuk është shtatzënë sepse vjet ka lindur fëmijën e parë, shikoni mirë çfarë problemi ka, sepse ka dhimbje të forta barku pa pushim prej mbrëmjes së shkuar”, tha e afërmja e saj.
Mjekët e urgjencës e dërguan gruan për të kryer një vizitë gjinekologjike dhe një ekografi, nga ku rezultoi se gruaja ishte në proces lindjeje. Pak minuta pasi zonja mbërriti në maternitet, lindi një fëmijë të shëndetshëm. Ajo tha se nuk e dinte fare që kishte qenë shtatzënë dhe nuk kishte kryer asnjë kontroll më parë.
Të dyja fatmirësisht nënë e bebe gëzojnë shëndet të plotë, shkruan durrëslajme, ndërsa mjekët janë çuditur që nëna e cila solli në jetë fëmjën e dytë, nuk dinte asgjë se ishte shtazënë e mbajti për nëntë muaj një bebe në bark.