AKTUALITET, 8 Janar 2018, 13:24

Aksident në Vlorë, makina merr përpara motorrin

Aksident në Vlorë, makina merr përpara motorrin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një automjet ka goditur një motorr në të cilin po udhëtonin dy persona.

Makina ka goditur nga mbrapa motorrin dhe si pasojë e aksidentit dy personat që udhëtonin janë plagosur. Ambulanca i ka shoqëruar në spital të plagosurit dhe mësohet se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime për ngjarjen