TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklarata e Zariç u bë nga i njëjti qytet, Shkodra.
Pas Priftit Radomir Nikçeviç, ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zariç foli për çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Nga Shkodra, ai u tha gazetarëve se Kosova është e pavarur për ju, kurse për ne jo dhe se ajo është toke serbe.
Ambasadori Zariç komentet për Kosovën i bëri gjatë vizitave në komunitetin Serbo-Malazez në Shkodër me rastin e Krishtlindjes Ortodokse sipas kalendarit Julian.
Të dielën prifti malazes pas meshës në Vrakë të Shkodrës ai tha se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë.
Janë dy deklarata të forta dhe të pastra antishqiptare këto, që bëhen brenda territorit të Shqipërisë. Të paktën ajo e ambasadorit të Serbisë në Tiranë duhejt të kishte shqetësuar ministrinë tonë të Jashtme dhe ti tërhiqte vërejtje ambasadorit Zariq. Por deri më tani kemi vetëm heshtje.