TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se lirimi i drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako ishte një lëvizje logjike që pritej. Me drejtimin e Xhafës, Felaj u shpreh se ka ndryshuar edhe lidershipi, ndërsa lëvizjet në Policinë e Shtetit po bëhen për një impuls të ri në luftën kundër krimit.
“Lëvizjet i kam parë pozitivisht, është e nevojshme kur një kuadër ka një kohë të arsyeshme në detyrë, për t’u dhënë mundësi edhe njerëzve të tjerë për të treguar aftësitë e tyre. Në ministrinë e Brendshme ka pasur disa ndryshime, që besoj në mënyrë logjike do të mbërrinin edhe te drejtori. Ka një qasje të ndryshme, pasi edhe lidershipi i ministrisë ka ndryshuar.” – u shpreh Felaj.