TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Ai shihet në krah të efektivëve në zonën pranë ministrisë, ndërsa vijon aksioni për zmbrapsjen e protestuesve.
Protestuesit më herët u ngjiten te godina e Ministrisë së Arsimit dhe i vunë zjarrin.
Përplasjet e të rinjve me forcat e policisë janë përshkallëzuar, teksa ata kanë hedhur gurë drejt forcave të policisë dhe këta i janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Sakaq, është kërkuar dhe ardhja e një ambulance sepse mesa duket ka të lënduar nga përplasjet.