AKTUALITET, 14 October 2026, 17:35

Presidenti Begaj: E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë, por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Presidenti Begaj: E drejta për protestë paqësore është

Presidenti i Republikës deklaroi se po  ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

Reagimi

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit  i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.
 Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. 
Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.” - u shpreh Presidenti i Republikës nëpërmjet facebook-ut.