Igli Tare vazhdon të marrë komplimentet dhe të cilësohet si një nga drejtorët më të mirë sportive dhe një njohë i mirë i futbollistëve.
Është radha e kapitenit të Lacios, Stefano Mauri, të flasë për drejtorin sportiv shqiptar të klubit lacial.
“Igli Tare ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Qysh nga fillimet e karrierës ë tij ka dëshmuar cilësi të mëdha. Do të jetë i kënaqur edhe presidenti nga drejtori i tij dhe nga fakti që shumë nga lojtarët e blerë tani kanë një vlerë të dyfishuar”, tha Mauri për Radio Incontro Olympia.

Klubi i Lacios ka bërë pak më parë zyrtarizimin e futbollistit më të ri të tij. Igli Tare, drejtori sportiv i skuadrës bardhekaltër, ka bërë goditjen e radhës, këtë herë duke marrë një futbollist me shumë përvojë.
Martin Kaseres është zyrtarisht i Lacios. Ai vjen nga Verona, por është bërë i njohur gjatë aktivizimit me Juventusin dhe Seviljen e Barcelonën.
/TPZ.AL/