AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 21:06

Skafi i Tahirit u hoq me shpejtësi nga porti...

Skafi i Tahirit u hoq me shpejtësi nga porti...

 

Lulzim Basha ka publikuar një foto në faqen e tij në facebook. Një qytetar i ka dërguar kryetarit të PD-së një foto, ku duket një gomone, e cila sipas burimit të Bashës është i Saimir Tahirit dhe po hiqet urgjentisht nga porti.

Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone qe eshte hequr sot nga porti ka qene e Tahirit” shkruan Basha, duke aluduar se provat për implikimin e Tahirit në trafikun e drogës, janë duke u shkatërruar. 

Duket se edhe Basha ka gjetur një "qytetar dixhital" si zoti Berisha, megjithatë vështirë që qytetari dixhital i Bashës të bëhet aq i famshëm sa i Berishës.

TPZ.AL