AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 19:32

Rama: Kryeministri, prova më e madhe e dështimit në çështjen “Tahiri”

Rama: Kryeministri, prova më e madhe e dështimit në

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” komentoi mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores ku u diskutua mbi heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, për t’ju hapur rrugë arrestimit të tij.

“Kryeministri mund të shkruaj çfarë të dojë, por prova më e madhe e dështimit është ai. Askush nuk është i interesuar që të penalizohet apo të burgohet dikush pa fakte dhe prova. Por se jep kryeministri se kush ka prova apo jo. Ministri i Brendshëm i një vendi anëtar i NATOS rezulton pjesë e sportit të tyre, e financimit të tyre, e lojës që bëjnë ata. Deri sa është e vërtetë, këtë e çmon gjykata. Por le ta lëmë gjykatën dhe organet e drejtësisë të bëjnë punën e vetë. Mazhoranca i ka numrat qe ta mbroje Tahirin, por Kuvendi duhet të jetë në lartësinë e angazhimeve që ka marrë për dekriminalizimin”, tha Luan Rama.

“Nuk mban përgjegjësi kryeministri që mburret me modelin e tij dhe na del që policia ka disa struktura të inkriminuara. Më shumë se gjysma e radarëve që kanë forcat detare, nuk kanë qenë në punë, në funksione operacione për gati 3 vjet. Dhe koincident mosfunksionim i thyer në gjithë këto kohë. Nuk punon as sistemi i radarëve të Policisë së Shtetit. Kemi të bëjmë për mosveprim skandaloz. Ata që janë përgjuar thonë se kemi njerëzit tanë që kontrollojnë radarët. Agjencisë disponojnë informacion që brenda strukturës së monitorimit ka njerëz që kanë lidhje me trafikantët. Edhe sot e thanë prokurorët në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kemi të bëjmë me një mozaik kriminal dhe përball këtij detyrimi ka një praktikë parlamentare.”, tha Rama.