AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 16:51

Çështja “Tahiri”, Halimi: Provat e prokurorisë janë të mjaftueshme

Çështja “Tahiri”, Halimi: Provat e prokurorisë

Deputeti i Partisë Demokratike, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, një nga juristët më të njohur në vend, tha se “provat e prokurorisë janë të mjaftueshme për dyshimin e arsyeshëm”

“Provat e prokurorisë janë të mjaftueshme për dyshimin e arsyeshëm. Vazhdojmë që sot. Ne marrim vendim për t’ia përcjellë seancës plenare, e cila merr vendimin, keni gjithë kohën e duhur për të paraqitur mbrojtjen”, tha Halimi

Seanca me “pyetje – përgjigje” për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe hapja e rrugës për arrestimin e tij, pas përmendjes së tij nga Habilajt, të akuzuar për trafik droge ka nisur prej orës 11:00 të paradites.

Në seancë janë të pranishëm tre përfaqësues të Prokurorisë: Gentjan Osmani, Elisabeta Ymeri, Besim Hajdarmata.

(Tpz.al)