TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rifillon mbledhja e Këshilli të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve pas pushimit të shkurtër.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura ku organi i akuzës pritet të bëjë publike për anëtarët e Komisionit prova të reja që përbëjnë sekret hetimor në të cilat mbështesin kërkesën e tyre të autorizuar arrestimin e deputetit Saimir Tahirit.
Seanca me “pyetje – përgjigje” për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe hapja e rrugës për arrestimin e tij, pas përmendjes së tij nga Habilajt, të akuzuar për trafik droge ka nisur prej orës 11:00 të paradites.
Në seancë janë të pranishëm tre përfaqësues të Prokurorisë: Gentjan Osmani, Elisabeta Ymeri, Besim Hajdarmataj si dhe pala e akuzuar Saimir Tahiri, i cili përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari.