AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 19:42

Socialistët deklarojnë që sot votën kundër heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit

Socialistët deklarojnë që sot votën kundër heqjes

 

 

Prokuroria nuk solli asnjë provë thotë deputeti socialist Ulsi Manja i ftuar në News 24. “Prokuroria nuk dha asnjë nga ato prova që kërkon Kodi I Procedurës Penale”. Më pas ligjvënësi socialist thotë se ende nuk e paragjykon punën e prokurorisë dhe akoma se ka vendosur votën e tij. Më pas ai ka treguar edhe se çfarë ka ndodhur Brenda mbledhjes me dyer të mbyllura. Manja ka akuzuar prokurorinë se i ka dhënë material shtesë deputetit democrat Gent Strazimiri. “Sado e aftë të jetë një prokurori për 48 orë nuk mundet të kryejë hetime. Qofshin këta që e bëjnë, për 48 orë nuk dokumenton dot veprën penale të një çështje si ajo e trafikimit.”

Ajo që e bën qesharake deklaratën e mësipërme është fakti që zoti Manja pyet prokurorinë se përse nuk e arreston pa mandatin e Kuvendit zotin Saimir Tahiri. Një deklaratë e tillë bëhet nga një ligjvënës me profesion jurist, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështjet ligjore në Kuvendin e Shqipërisë. Duket se zoti Manja nuk e njeh Kushtetutën e Shqipërisë. Neni 73 pika 2 thotë se “Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet”. Në këto kushte është e pashpjegueshmë se çfarë do të thotë ligjvënësi socialist, biles kreu i Komisionit të Ligjeve…