AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 16:35

Avokati i Tahirit, Hajdari: Të shtyhet mbledhja, duam kohë të përgatitemi

Avokati i Tahirit, Hajdari: Të shtyhet mbledhja, duam kohë të

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari, kërkoi që të shtyhet mbledhja e Komitetit të Mandateve të Kuvendit Popullor, për shkak se, sipas tij, “ata nuk janë të përgatitur për një mbrojtje të mirë dhe efikase”.

“Është shumë e rëndësishme që ne si mbrojtje të kërkojmë kohën e arsyeshme dhe materialet e tjera të sjella nga prokuroria duhet t’i rieintegrojmë. Ne kërkojmë kohën e Për mbrojtjen e arsyeshme kërkohet një afat prej tre ditësh. Ditën e hënë jemi gati”, - tha Hajdari.

Për më shumë se  një orë e seanca për heqjen e mandatit si deputet të ish-ministrit të Brendshëm u bë më dyer të mbyllura.

Seanca me “pyetje – përgjigje” për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe hapja e rrugës për arrestimin e tij, pas përmendjes së tij nga Habilajt, të akuzuar për trafik droge ka nisur prej orës 11:00 të paradites.

Në seancë janë të pranishëm tre përfaqësues të Prokurorisë: Gentjan Osmani, Elisabeta Ymeri, Besim Hajdarmata.