AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 17:38

Alibeaj: U tërhoqën me turp, po luhet fati politik i Tahirit dhe Ramës

Alibeaj: U tërhoqën me turp, po luhet fati politik i Tahirit dhe

Alibeaj i ftuar në studion e News 24 ka thënë se vendimi nuk u mor me vota nga 10 anëtarët e Këshillit të Rregullores, pasi Ruçi vendosi t’i japë edhe njëherë mundësinë Tahirit të mbrohet pra drejtësisë. Sakaq shtoi se kjo  u bë për shkak të aleancës mes Tahirit dhe Ramës.

Ne jemi 10 anëtare, 5 PD dhe 5 PS. Hidhet në votim që do të thotë se duhet të numëroheshin votat, por jo. Nuk është gjë tjetër përveçse se fakti që sapo u konfirmua sespe Edi Rama është në aleancë me Tahirin… Kjo ishte fare e qartë u tërhoqën me turp sepse nuk mundet në asnjë mënyrë të bojkotosh seancën më të rëndësishme që ka sot Kuvendi. Është i pari akt pas reformimit të drejtësisë. Gjithë ky popull ka pritur për të treguar cili ishte qëndrimi politik, dhe sot nuk bënë gjë tjetër veçse ia dhanë mundësinë Tahirit të mbrohet para drejtësisë.

“Sot ndahet, nëse ne do të çlirohemi nga krimi, apo do ta lëmë Shqipërinë në dorë të tij. Po luhet fati politik i Tahirit, Ramë dhe një qeverisë të delegjitimuar. Sa mandate ka blerë. Sot, në mënyrë të padrejtë e të padenjë ndodhet në nën një juntë. Duhet ta bëjmë.

Simpatizantët e Saimirit? Ishin militantë të thirrur në armë. Nuk ka burrë nëne në këtë tokë që ta ndalë Partinë Demokratike të kërkojë drejtësi”.