TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj tha se “sot po vendosim për t’i dhënë udhë procedimit dhe kërkesave që organi i hetimit do të çojë përpara. Është kjo thelbi i fillimit të reformës në drejtësi”..
“Në qoftë se doni ta shtyni deri në kalendat greke, kjo nuk u bën nderë. Ky është momenti sot. ZotiKryetar ju dje u përbetuat që në momentin që u erdhi kërkesa e prokurorisë ia keni bërë me dije zotit Tahiri dhe avokatit. O ju keni shkelur procedurën, ose zotërinjtë duan të abuzojnë. Ne sot po vendosim për t’i dhënë udhë procedimit dhe kërkesave që organi i hetimit do të çojë përpara. Është kjo thelbi i fillimit të reformës në drejtësi. Ky është momenti. Kjo që kërkoni nuk është gjë tjetër vetëm se alibia e radhës. Ne duhet të vazhdojmë një orë e më parë me procedimin”, - tha Alibeaj. (Tpz.al)