TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në linjën e re të ideuar së fundi nga Kryeministri Rama, për të mos ia dorëzuar drejtësisë ish-ministrin e Brenshëm, Saimir Tahiri.
“Ne jemi pro Drejtësisë! Drejtësi për këdo! Drejtësi deri në fund! Vetëm me dyshime të ngritura mbi prova, jo mbi thashetheme gazetash”, shkruan deputeti socialist në statusin e tij në Facebook.
Seanca me “pyetje – përgjigje” për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe hapja e rrugës për arrestimin e tij, pas përmendjes së tij nga Habilajt, të akuzuar për trafik droge ka nisur prej orës 11:00 të paradites.
Në seancë janë të pranishëm tre përfaqësues të Prokurorisë: Gentjan Osmani, Elisabeta Ymeri, Besim Hajdarmata, ndërsa pala e akuzuar Saimir Tahiri, i cili përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari, u larguan gjatë kësaj seance.