TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, pas shtyrjes së mbledhjes së Komisionit të Mandateve, për 24 orë.
Basha tha se Edi Rama është në krah të Tahirit dhe nuk po lejon heqjen e privilegjit parlamentar të një personi të dyshuar për trafik droge.
"Provat e drejtësisë italiane dhe prova të tjera i janë paraqitur Këshillit të Mandateve, për heqjen e një privilegji parlamentar. Edi Rama i tregoi shqiptarëve se është në krah të Saimir Tahirit", u shpreh Basha.
Basha tha se askush nuk kërkon prova për t'i hequr privilegjin parlamentar Saimir Tahirit, për ta vendosur përpara drejtësisë, sepse provat administrohen nga gjykata dhe jo nga një komision.
"Parlamenti ti heqë një orë e më parë imunitetin Saimir Tahirit. Me qëndrimin e sotëm, Tahirit ju blenë edhe 24 orë, gjatë të cilave do të shkatërrohen më shumë prova, do të lidhen apo zgjidhen fijet mes Edi Ramës dhe Tahirit apo ministrave të tjerë që figurojnë në përgjimet e italinëve" tha Basha duke nxjerrë në pah një element të ri në këtë proces, se ka edhe ministra të tjerë të qeverisë që figurojnë në përgjime, por ai nuk tregoi emra.
TPZ.AL