TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata ka shtyrë afatin e gjykimit të Bledar Jambellit dhe Kristaq Licin për porositjen e vrasjes së komisarit Artan Cuku.
Shkak për shtyrjen e gjykimit është bërë drejtoria e policisë së Beratit dhe Fierit pasi nuk kanë kryer njoftime për seancën gjyqësore.
Këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë gjetur apo i kanë njoftuar personat në kërkim.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi t’i drejtohet me një ankesë kryepolicit Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga Policia e Beratit dhe e Fier për të kërkuarit.
Seanca e radhës për personat e sipërpërmendur pritet të zhvillohet më 25 shtator. Në një shkresë kthim-përgjigje, policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar Prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë
TPZ.AL