AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 11:24

Rrjedhja e gazit nga kaldaja, dalin detaje nga policia, 16 të dëmtuar

Rrjedhja e gazit nga kaldaja, dalin detaje nga policia, 16 të dëmtuar

Dalin të dhënat zyrtare për incidentin e ndodhur në shkollën e Shupenzës, mëngjesin e ditës së sotme. Policia bënë me dije se 16 nxënës janë shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm. Lamin e konfirmon edhe Ministria e Shëndetësisë.

Informacioni:

Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë. Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se : Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit. Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

 

TPZ.AL