TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, thotë gjatë një interviste për Shqiptarja.com, se ka pasur një marrëveshje me Visho Ajazi Likës dhe kryeministrit.
Por Klosi shprehet se është befasuar nga propozimi i ish-kreut të SHISH si ambasador në NATO.
Ai ndërkohë nuk e mohon një ndikim të mundshëm të përfaqësive të huaja diplomatike në Tiranës në propozimin e Visho Ajazi Likës për ambasador të Shqipërisë në NATO.
“Unë e ndjeja se kishte një marrëveshje mes kreu të SHISH dhe kryeministrit.
Nuk ishte një dorëheqje e rastësishme. Unë dëgjova se para gjashtë muajsh ai e kishte dorëzuar dorëheqjen me idenë se po konkurronte për një detyrë të rëndësishme në NATO.
Por, nuk mendoja se do të bëhej ambasador. Kjo ishte e papritur. Kjo pjesë e ishte e papritur”, thotë Klosi.
“Askush nuk ishte informuar. Nuk ishte informuar as presidenti. Natyrisht, për ambasadorët, është normale të merret një miratim më përpara, në mënyrë që të mos prodhohen konflikte më vonë”, vijon ai.
“Nëse kanë pasur ndikim përfaqësitë diplomatike, nuk do të ishte e drejtë”, thotë Klosi.
Në lidhje me dekorimin e Ajazit në fshehtësi, Klosi shprehet se ai u dekorua nga amerikanët:
“Atë e dekoruan amerikanët, jo nga tanët. Ishte në fshehtësi nga amerikanët. Ata kërkuan që të jenë zyrat e Kryeministrisë vendi ku do të jepej dekorata. E dekoruan amerikanët për bashkëpunim të mirë me ta”.