TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqëria shqiptare ndodhet në depresion të thellë, boll të shikosh kronikat e vrasjeve, vetëvrasjeve, atentateve, krimit të pasionit, tentativave për vetëhelmime, dhunën në familje.
Dy rastet fundit, kur Studenti i infermierisë, Adilson Belulaj, 23 vjeç, vrau me pesë plumba pistolete për motive të dobëta studenten 21-vjeçare, Ariela Murati, për shkak se vajza i mohoi lidhjen e dashurisë, apo edhe djegien me dyshime për vrasje të nënë e bir, 73 dhe 43 vjeç në Vlorë, Selkie dhe Novruz Hoxhallari, flasin mjaft qartë.
TPZ.AL sjell të gjitha krimet e ndodhura gjatë muajit janar 2018.
1 janar 2018 – 16-vjeçari Klejdi Gjeta vritet me një plumb në kokë, gjatë festimeve të ardhjes së vitit 2018. Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë së tij në Laç, për të hedhur fishekzjarrë, por vetëm disa minuta më pas familjarët e tij e kanë gjetur të pajetë.Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se mjekët kanë gjetur një plumb në kokën e 16-vjeçarit.
2 janar 2018 – Një person është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa viktima është identifikuar si shtetasi Hysni Myrtollari, rreth 67 vjeç, pronar i një pularie.
2 janar 2018 – Në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B.M, vjeç 44, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
3 janar 2018 – I jep fund jetës, kur të gjithë nuk e prisnin, kjo pasi 53-vjeçari Nasip Kalemi kishte shkuar te vëllezërit e tij në Iliras në Memaliaj për të festuar së bashku Vitin e Ri. Kalemi, i cili banonte në Fushë-Krujë, u gjet i pajetë në banesën e vëllezërve të tij, pasi kishte pirë fostoksinë.
5 janar 2018 – Një 32-vjeçare ka humbur jetën në Berat, pasi ka konsumuar lëndë helmuese. Burimet nga policia thanë se shtetasja E.Ç, 32-vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar fotoksinë. Mësohet se 32-vjeçarja ka humbur jetën më vonë në spital, ndërsa mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
5 janar 2018 – Vetëhelmohet dhe i jep fund jetës së saj në kulmin e saj! Një vajzë 22-vjeçare, I.Ç., nga fshati Vodëz, Kuçovë, i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë, duke pirë fostoksinë. Ajo ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Beratit.
6 janar 2018 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme ku në oborrin e shtëpisë është gjetur i vetëvratë me armë zjarri një i moshuar. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se dje rreth orës 06:30 në fshatin Fushëbardhë është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R.O i cili dyshohet se vuante nga skleroza.
10 janar 2018 - Mëngjesin e sotëm, një shpërthim me eksploziv tronditi Volorekën në Pogradec ku u hodh në erë varka e një peshkatari. Në qendër të sulmit ishte shtetasi Renato Kadilli, rreth 35 vjeç i cili ka një biznes të vogël peshku në rrugën që të çon për në fshatin Guras.
10 janar 2018 – Një 17-vjeçare i ka dhënë fund tragjikisht jetës së saj duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave të para mësohet se adoleshentja e Esma T., është vetëvrarë me pistoletë në banesën e saj. Ndërsa trupi i pajetë i vajzës është gjetur nga familjarët.
11 janar 2018 - Një grua ka humbur pasi ka rënë nga ballkoni i banesës. Sipas burimeve policore, 86-vjeçarja F.D. ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në lagjen “Vasil Shanto” dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
13 janar 2018 – Atentat me eksplozoiv në Shkodër, ngjarje e ndodhur gjatë paradites, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Objektivi i atentatit ka qenë Lulzim Kulla, i cili rezulton edhe i plagosuri më rëndë dhe është transportuar drejt kryeqytetit. Të plagosur: Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra, Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça. Emri i biznesmenit Lulzim Kulla është mjaft i njohur për Policinë e Shkodrës. 42-vjeçari konsiderohet si një prej “të fortëve” të qytetit dhe ka disa precedentë penalë.
13 janar 2018 - Vidhet gjatë natës banesa e një shtetasi në Fier. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur 10.000 euro e 550.000 lekë në banesën e shtetasit K.M, vjeç 56. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
14 janar 2018 - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rrugën “Shefqet Musaraj”, në Tiranë, pasi një shtetas është gjetur i plagosur në makinën e tij nga policia. Nga plagët e marra personi i plagosur, Emiljano Boçi, 32 vjeç ka ndërruar jetë. Po ashtu në makinë është gjetur dhe një person tjetër i plagosur, Melvin Dish., 27 vjeç.
14 janar 2018 – Ngjarje e rëndë në fshatin Bardhaj të Librazhdit. Një vajzë e re ka pirë një grusht me paracetamol dhe përfundon në gjendje të rëndë në spital. Në kushtet e tronditjes së rëndë nervore A.B. 18 vjeçe është mbyllur në dhomë në banesën e saj dhe ka pirë 19 kokrra paracetamol. Prindërit e dërguan menjëherë në spital.
14 janar 2018 - Një 45-vjeçar ka rënë në prangat policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka përndjekur një 27-vjeçare. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A.S., akuzohet se ka përplasur qëllimisht mjetin e shtetases me inicialet Z.K., dhe më pas e ndoqi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia i ka gjetur 45-vjeçarit edhe një automatik dhe 56 fishekë të kalibrit 7.62mm.
15 janar 2018 - Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Fushë Krujës në një dyqan detergjentësh në pronësi të shtetasit E.Xh. Dy muaj më parë tek i njëjti dyqan ka patur sërish një shpërthim me eksploziv.
15 janar 2018 - Një grabitje me armë zjarri në një bankë e nivelit të dytë pranë hipotekës në Tiranë. Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë duket grabitësi, një djalë i ri rreth 25-vjeç i veshur me të zeza, me kapuç, kapele me strehë dhe i armatosur, teksa largohet nga Hipoteka.
15 janar 2018 - Një tjetër ngjarje e rëndë në Vlorë. Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë. Nga të dhënat e para mësohet se viktimat janë Artion Shehaj dhe Mariglen Mema. Sherri nisi brenda një lokali dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve. Artion Shehaj ka qëlluar fillimisht me armë Mariglen Memajn dhe më pas i kapur nga paniku ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e xhaxhait të tij.
20 janar 2018 - Policia e Elbasanit vuri në pranga shtetasin Albert Çehu, 51 vjeç pasi ky i fundit është denoncuar nga ish bashkëshortja e tij, L. H, 50 vjeç.
20 janar 2018 - Dy vajza konviktore ne “Qytetin Studenti” janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive ende të paqarta nga policia, sherr i cili ka përfunduar me plagosjen e njërës prej tyre. N.Q., vjeç 21, banuese në Tiranë, gjatë një konflikti të çastit ka dëmtuar shoqen e dhomës, E.H., vjeç 21.
21 janar 2018 – Nënë e bir, 73 dhe 43 vjeç u dogjën në Vlorë. Viktimat janë Selkie dhe Novruz Hoxhallari. Në dy trupat e djegur janë gjetur shenja dhunë. Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:20 të mëngjesit, në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa familjarë dhe të afërm të cilët janë marrë në pyetje.
21 janar 2018 – Studenti i infermierisë, Adilson Belulaj, 23 vjeç, vrau me pesë plumba pistolete për motive të dobëta studenten 21-vjeçare, Ariela Murati. Shkaku ishte refuzimi i lidhjes së dashurisë nga ana e vajzës. Belulaj, i cili i gjuajti vetes me plumb në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
/TPZ.AL/