AKTUALITET, 22 Janar 2018, 13:06

Hetimet për Tahirin zgjaten edhe 3 muaj

Hetimet për Tahirin zgjaten edhe 3 muaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot nga gjykata , zgjatjen e hetimeve pë ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Kërkesa është marrë menjëherë parasysh. Tashmë Tahiri do të duhet të presë edhe tre muaj për të mësuar fatin e tij.

Zgjatja e hetimeve ka ardhur për arsye të komplektistetit të  çështjes.

Tahiri akuzohet për korrupsion aktiv dhe bashkëpunim me grupin e Habilajve për trafik droge.

Ai ka kundërshtuar akuzat, ndërkohë Apeli i Krimeve të Rënda i ktheu pasaportën e bllokuar nga shkalla e parë, si masë ndaluese për të mos u larguar jashtë vendit./TPZ.AL