AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 21:43

Shpërthen Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron paratë e drogës

Shpërthen Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron

Duket se marrëdhënia mes LSI dhe Erion Veliajt nuk është aq e mirë sa përflitet. Gjatë mbrëmjes së sotme, Monika Kryemadhi  duke folur në “Të Paekspozuarit”, lëshoi për herë të parë akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Monika Kryemadhi: Lali Eri ka dal në treg për të ofruar para dhe blen këshilltarë. Kush ka ndërmend të iki le të iki, por gojën e LSI, nuk e blen dot. Le ti japi licensat e taksisë elektrike Endri Fugës dhe Olsi Ramës dhe të japi leje ndërtimi për pastrim parash të drogës.

VIDEO:

Reagimi i Kryemadhit, vjen në një kohë kur 4 këshilltarë të LSI-së votuan për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, një vendim ky i njëanshëm nga linja politike e LSI-së.

Nuk dihet nëse ky sulm i Kryemadhit ndaj Veliajt është një aktrim, por Tpz.al mëson se një ditë më parë, teksa Veliaj ka takuar gazetarët që mbulojnë Bashkinë e Tiranës, ka shpërthyer në të qeshura për çizmen që kryetarja e LSI-së i lëshoi kryeministrit Rama, ditën e hënë.

“Ka kërcitur çizmja tani” – është shprehur Veliaj, i cili ka lënë të kuptohet një kënaqësi për sulmin e Kryemadhit ndaj Ramës.

/TPZ.AL/