AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 20:01

Furnizoi një qytet të tërë me 12 kg heroinë, burg për shqiptarin në Francë

Furnizoi një qytet të tërë me 12 kg heroinë, burg

Një furnitor shqiptar heroine u dënua me gjashtë vjet burg nga gjykata e Rennes në Francë.

Ai akuzohet se u kishte shpërndarë disa rrjeteve të drogës të paktën 12 kg heroine, sipas asaj që raporton portali francez, Ouest-france.fr.

Porcionet e drogës vinin nga Parisi, ndërsa në skemën e shpërndarjes ishte përfshirë edhe një femër 34-vjeçare.

/TPZ.AL/