AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 19:27

“Suor Angelica”, Ermonela Jaho është një sensacion në Munih

“Suor Angelica”, Ermonela Jaho është një sensacion

Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, performoi në mënyrë të shkëlqyer në rolin e “Suor Angelica” (Motra Angjelika) në operën e famshme të Xhakomo Puçinit, opera e dytë e triptikut “Il Trittico”.

“Me ‘Suor Angelica’, shqiptarja Ermonela Jaho ia doli deri në fun, duke luajtur dhe kënduar, duke u bërë sensacioni i mbrëmjes”, shkruante portali holandez Troue.nl.

“Suor Angelica”, qysh nga shfaqja e parë e saj në vitin 1918 është është interpretuar nga disa prej sopranove më të mira të botës për gati një shekull, të tilla si: Xhelardin Farrar, Viktoria de los Anxhles, Fedora Barbieri, Lidia Marimpietri, Katia Riçiarelli, Fiorenca Kosoto, etj.

TPZ.AL