TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit, e në pritje të Vitit të Ri 2018, pasi pritet të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga territori i Republikës, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktiviteteve festive, por edhe përdorim të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve etj.
Policia e Shtetit ka përcaktuar objektivat në planet e masave që ka hartuar për këtë fundviti, nëpërmjet të cilave synohet:
Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës, për konflikte për motive të ndryshme, persona në kërkim, si dhe të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare.
Këto struktura mbështeten nga Repartet e NSH Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta.
Bazuar në informacione, do të organizohen operacione të përbashkëta në pika kontrolli stacionere apo të lëvizshme, për ndalimin, kontrollin e sigurt të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.
Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.
Janë evidentuar dhe organizuar shërbime, në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale të lojërave të licencuara të fatit dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjarje kriminale.
Gjithashtu strukturat e Policisë do të organizojnë takime me subjektet e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) për përforcimin e shërbimeve të sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare.
[gallery ids="42929,42930,42928,42931"]