TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu demokrat Lulzim Basha tha se, Shqipëria po kalon një krizë morale dhe krizë ekonomike të paprecedentë, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama, si fajtorin kryesor.
“Jemi në një krizë morale, pasi ne kemi pranuar të keqen. Kjo shoqëri është pajtuar me të keqen, kemi njerëz të dënuar në krye të bashkive, në sallën e Kuvendit, kemi njerëz me precedentë që takohen me Kryeministrin. Edi Rama nënshtroi elitat.
Sot kemi një krizë ekonomike, ne dhe Korea e Veriut jemi të vetmet shtete në Botë që nuk kemi investime të huaja direkte. Fuqia punëtore po largohet në masë nga Shqipëria.
Po largohet popullsia më aktive në tregun e punës. Të gjitha pasuritë janë në dorën e oligarkëve të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Sot Shqipëria nuk ka liri ekonomike, në të gjitha raportet renditet në vendin e 105 apo më tej. Jemi i vetmi vend ku prodhimi dhe eksporti është droga”, tha Basha.