AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 21:18

Godet Kryemadhi: Edi Rama po pastron para nëpërmjet ekipit të Partizanit

Godet Kryemadhi: Edi Rama po pastron para nëpërmjet ekipit të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lëshoi akuza të forta në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ajo tha, se kryeministri Rama udhëton në vende të çuditshme për të pastruar paratë. Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit.

Kryemadhi: Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë.

VIDEO:

Kujtojmë që në ekipin e Partizanit, është Drejtori i Përgjithshëm vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ndërsa në pronësi është në emër të mikut të kryeministrit, biznesmeni Gaz Demi.

/TPZ.AL/