AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 21:28

Basha paralajmëron Ramën: I fundit që shkeli Kushtetutën në Angli iu pre koka

Basha paralajmëron Ramën: I fundit që shkeli Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme se Edi Rama shkeli Kushtetutën në rastin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas Bashës, nëse bie Kushtetuta, bie republika.

“Qeveria shkeli kushtetutën në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit. Ditët e fundit isha për një vizitë në Britaninë e Madhe dhe i fundit që shkeli paktin kushtetues në këtë vend, iu preh koka.  Kjo ka ndodhur 300 apo 400 vjet përpara por është treguesi që një shoqëri vendos paktin për zgjidhjen e konflikteve politike. Nëse kushtetuta bie, bie republika”, tha Basha.

“Rama tentoi që në këtë proces të përfshinte edhe duart e opozitës, ndërkohë që zgjedhja e Kryeprokurorit nuk lejon që ai të zgjidhet nga politika. Një vend që shkel Kushtetutën ose është në diktaturë ose është në përplasje civile. Prokurori nuk është çështje emri, por Kushtetuese”, tha Basha.