AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 21:15

“Vota kundër SHBA-ve në OKB, tradhti kombëtare e Ramës”

“Vota kundër SHBA-ve në OKB, tradhti kombëtare e

Analisti Dritan Hila ka reaguar në lidhje me votën kundër të Shqipërisë në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, vendim i marrë nga Presidenti Donald Trump më 6 dhjetor.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Hila e cilëson qëndrimin e qeverisë si tradhti kombëtare.

“Të thotë ambasadorja e SHBA se kush voton kundër vendimit të SHBA për Jeruzalemin do mbahet shënim dhe se vendi i saj do të ndihmojë në njohjen e mëtejshme të Kosovës, çka është një kontratë e hapur në interes tonë, dhe ti të votosh prapë kundër aleatit tënd më të madh, do ta quaja në çdo rast tradhti kombëtare. Përveç rastit të qeverisë tonë.

Të justifikohesh me faktin se kështu votoi edhe BE (në fakt gjashtë vende abstenuan) ndërkohë që të kanë lënë si qen tek dera, vetëm qeveria jonë mund ta bëjë. Por prapë nuk mund të merren inat. Thjesht e kanë mendjen diku tjetër”, shkruan Hila