TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka qenë një nga 128 vendet që ka mbështetur rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të rrëzuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuyara të Amerikës Donald Trump për Jeruzalemin.
Menjëherë pas publikimit të rezultateve të votimit të kësaj rezolute ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, njëherësh edhe eksperti më i lartë dhe më i rëndësishëm i kësaj partie, për çështjet e mjekësisë dhe mardhënieve ndërkombëtare.
Në një postim në rrjetin social të publikuar pak minuta më herët ai shkruan se votimi kundër propozimit amerikan është edhe një votim kundër ndaj interesave të vendit.
"Votimi i sotem i Shqiperise ne Asamblene e OKB, kunder pozicionit amerikan, nje votim edhe kunder interesave te vendit tone. Nje votim edhe kunder interesave te Kosoves, te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te ZI, Serbi etj. Nje votim kunder inteteresave tona ne pergjithesi. Nje politike jashteme e pergjegjeshme e cdo shteti, ne radhe te pare eshte ne funksion e mbron interesat e qytetareve e bashkekombesave te tij."
/TPZ.AL/