TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-së ne OKB ka reaguar pasi 128 vende votuan kundër vendimit te presidentit Donald Trump per te njohur Jerusalemin si kryeqytet te Izraelit.
Nikki Haley tha se SHBA do të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem pavarësisht nga rezultati i votimit.
Me anë të një statusi në Twitter, Haley shprehet se 65 shtete refuzuan të dënojnë SHBA-në, ndërsa 128 të tjerë dolën kundër.
Përpara votimit, Haley kishte kërcënua shtetet që do të votonin kundër SHBA-së ditën e sotme.
"Unë dua që të dini se Presidenti i SHBA-së, do ta konsiderojë votën tuaj, si personale. Presidenti do ta monitorojë me shumë kujdes këtë votim".