AKTUALITET, 16 October 2026, 12:09

VIDEO/ Policia spraps autobotin e ujit, u liron rrugën protestuesve! Shmangen incidentet, vijon marshimi në ‘Rrugën e Durrësit’

VIDEO/ Policia spraps autobotin e ujit, u liron rrugën protestuesve!

Policia po përpiqet të zbusë situatën me protestuesit te “Rruga e Durrësit” ku ata janë pozicionuar te Ministria e Arsimit.

Efektivët po largojnë autobotin me ujë dhe deri më tani nuk regjistrohet ndonjë sulm nga protestuesit.

Disa prej tyre kishin gurë në duar, por nuk i kanë hedhur, madje i kanë tërhequr vëmendjen njërit që ka goditur një tabelë reklamash.

Protestuesit vijojnë të marshojnë në “Rrugën e Durrësit”, por itinerari i qartë s’dihet ende.