AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 21:10

Ndërron jetë polici i plagosur, u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij

Ndërron jetë polici i plagosur, u qëllua me armë zjarri nga

Ardian Roçi, punonjësi i policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibrës i cili u plagos pasditen e sotme nga një koleg i tiji ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë.

Ai u qëllua nga Shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe  Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër.

Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh.

TPZ.Al