AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 14:31

Shkrumbohet stani dhe 5 hektarë shkurre

Shkrumbohet stani dhe 5 hektarë shkurre

Një stan në Malin e Gjerë në Gjirokastër është shkrumbuar nga zjarri.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë edhe disa pisha si dhe rreth 5 hektarë tokë me shkurre.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit pasi terreni i vështirë nuk lejon shkuarjen e makinave me ujë.