TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka denoncuar abuzimin e qeverisë “Rama” me monitorimin online të bizneseve.
Deputetët Jorida Tabaku dhe Endri Hasa përmes një konference për shtyp akuzuan qeverinë se gara për tenderin 15 milionë euro ishte fiktive me qëllim vendosjen e monopolit.
“Gara ishte farse, pasi u bë me qëllim që kompania të përmbush kriteret. Tenderi korruptiv nuk do te zbatohet”, -tha Tabaku.
Ndërkohë Hasa tha se pas këtij tenderi me vlerë sipas tij 15 milionë euro, fshihet monopol i pastër.
“140 mije kasat e biznesit duhet te nderrohen. Qeveria fshihet pas fjales tender, është monopol i paster. Tenderi prej 15 mln euro s’duhet te zbatohet”, deklaroi Endri Hasa. TPZ.AL