AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 19:37

Shkatërrohet banda shqiptare, dominonin tregun e drogës në Viçenca

Shkatërrohet banda shqiptare, dominonin tregun e drogës në

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali në kuadër të operacionit “Kukulla”, për ndërtimin e një organizatës kriminale.

Ata janë Ahmet Balla, 39 vjeç, dhe dy nipat e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kertusha, respektivisht 26 dhe 23 vjeç.

Nga hetimet është zbuluar se detyra e Ahmet Ballës ishte të shkonte në Spanjë dhe në disa provinca të rajonit të Lombardisë për t’u furnizuar me marijuhanë dhe kokainë, që më pas shpërndahej në komunën e Vicencas.

Janë dashur dy vite hetime për të shkatërruar një organizatë kriminale shqiptaro-italiane që furnizonte me kokainë e marijuhanë komunën e Vicencas në Itali.

Organizata prej 10 anëtarësh ishte lider në shpërndarjen e drogës në provincë e Vicencas.

Hetimet filluan kur një sipërmarrës nga Vicenza i cili u dhunua pasi nuk pagoi një borxh, kërkoi ndihmën e policisë.

Pjesë e grupit ishin edhe dy gra, Gaia Vergani, 22-vjeçare italiane nga Liguria, por me banim në Vicenza për vite me radhë dhe Nada Blagojeviç, 56 vjeçe, boshnjake, e cila bashkëjetonte prej vitesh me Marcello Taverni-n. Ajo punonte si arkëtare dhe kishte detyrë të transferonte paratë në llogari të pastra.

Pjesë e bandës ishin edhe Dario Gagliardi, 56 vjeç, ne origjinë nga rajoni Lazio; Salvatore Santonastasio, 30 vjeç, napolitan dhe Halidou Bandaogo, 57 vjeç.

TPZ.AL

[gallery ids="31647,31648,31649"]