TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kërkesës nga Kuvendi i Shqipërisë për opinion lidhur me nismën e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ekspertët e Komisionit të Venecias do të vijnë në Shqipëri në datat 9-11 shtator.
Mësohet se delegacioni do të takohet anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës. Gjithashtu, ata do të takohen edhe me kreun e shtetit Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi si dhe përfaqësues të qeverisë.
Takime janë planifikuar edhe me opozitën, kreun e Gjykatës Kushtetuese si dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.