TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se po vjedh paratë e shqiptarëve për të ndërtuar rrugë aspak cilësore.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u shpreh se vetëm në 600 metra rrugë në bulevardin “Zogu i Parë”, Rama do të fitojë 6 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, të cilat sipas tij, do t’i ndajë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kompaninë “Fusha”.
Ndër të tjera, Basha ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer pas për shqyrtim koncesionin për rrugën “Milot-Balldren”.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Hajduti nuk ka shkuar me pushime. Para një muaji kam denoncuar rastin e grabitjes më të fundit dhe sot dua të them se modeli i tij është tipik. Metoda është ajo e fryrjes së kostove.
Në anglisht quhet “kick-back”. Të gjitha koncesionet dhe tenderat e Edi Ramës janë të tilla. Kjo shpjegon pse rrugët kushtojnë disa herë më shumë se në Europën Lindore.
Kjo shpjegon sepse 600 m bulevard tek Zogu i Zi, kushton 6 milion euro.
E dini se kush kompani është? Është “Fusha” sh.p.k.? Meta ktheu dje rrugën Milot-Balldren, e ktheu sipas burimeve të tij zyrtare. Natyrisht që e përshëndes kthimin e tij.
Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshëndes, duke zbuluar nëpërmjet burimeve të veta se kostoja u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra tre fish.
Ky është Kick-back i Milot Balldren, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun. Studimi i fizibilitetit të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kostoja e rrugës Thumanë – Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është ryshfeti i Thumanë Kashar.
Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të ndahen.