AKTUALITET, 10 November 2026, 12:42

Ndryshimet/ Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Ndryshimet/ Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Burime nga KESH, pohojnë për 'voxnews' se në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.

Haxhiademi mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit.

Ajo ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lëvizja në drejtimin e KESH-it vjen në një moment kur Haxhiademi është përmendur në kuadër të hetimeve të SPAK.