AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 13:18

A ke frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Basha

A ke frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet Basha


Edhe Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes nëse ka apo jo frikë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila pritet të nisë në vjeshtë ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar.

I pyetur nga gazetarët nëse i trembet SPAK-ut, Basha ka deklaruar se mungesa e SPAK është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës, duke thënë se PD votoi për SPAK, duke e dhënë kështu indirekt përgjigjen se nuk i frikësohet drejtësisë së re.

“Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri do ti hapë rrugën një krize tjetër. ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim.” – u shpreh kryedemokrati.