AKTUALITET, 10 November 2026, 12:35

Dorëheqja/ Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Dorëheqja/ Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit

Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.

Largimi i tij nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil vjen në një moment kur emri i tij dhe ai i ish-ministres Balluku janë përmendur në raportime lidhur me disa prej çështjeve që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të dorëheqjes së Et’hemaj.