TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sikurse është denoncuar ditët e fundit nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se tenderi i koncesionit të për faturimin elektronik është një zhvatje kundrejt biznesit.
Sipas kryedemokratit, ky tender është krijuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama në bashkëpunim me biznesmenë mafiozë kroatë, të dënuar për pastrim parash në Kroaci.
Kreu i PD-së theksoi se pas implentimit të sistemit elektronik, çdo biznes në Shqipëri do të paguajë një kosto minimalisht nga 60-80 euro në vit për programin e detyrueshëm kompjuterik, në të cilin do regjistrojë çdo transaksion që kryen, shitje apo blerje.
“Është një projekt nga i cili Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar të vjedhin nga bizneset me qindra miliona euro në vitet e ardhshme. Edi Rama bëri një ligj për të krijuar një sistem të ri, i cili i detyron bizneset të blejnë kasa të reja dhe programe të reja kompjuterike. Këto do të shiten nga klientët e tij.
Aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, secila duhet të zëvendësohet më një kompjuter Ipad dhe program të ri që do të kushtojnë të paktën 250 euro që do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit programi kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milionë euro çdo vit.
Në 10 vjet bëhet fjalë për deri 170 milionë euro që do të përfitohen nga Edi Rama dhe klientët e tij: do zhvaten bizneset që të vjedhë Edi Rama. Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tender tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro.
Tenderi u vodh direkt nga Edi Rama. Ne e dimë për fakt se Edi Rama është takuar me biznesmenët kroatë para bërjes të tenderit në zyrën e tij.
Pasi tenderi fals mbaroi, kompania shqiptare “Jehona” u shit për 250 mijë euro tek një biznesmen i hetuar për pastrim parash në Kroaci: përmes këtij biznesmeni Edi Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci.”, u shpreh Basha.