TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza zhvilluan ditën e sotme një konferencë të përbashkët për luftën e përbashkët kundër kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Gjeneral Brigade Giancarlo Franzece, Shef i Repartit III të Operacioneve në Guardia di Finanza, prezantoi rezultatet konkrete të operacioneve kundër trafikut të drogës, duke theksuar përdorimin e teknologjisë moderne dhe mjeteve të specializuara për mbikëqyrjen nga ajri.
“Ne punojmë me mjetet më moderne, me helikopterë që mund të vëzhgojnë nga ajri në çdo kohë dhe që janë të pajisur me sensorët më të mirë ajrorë. Kemi identifikuar zonat e dyshimta dhe kemi rritur aftësitë operacionale, efikasitetin dhe vlerën e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Kemi arritur edhe në zona të vështira, sidomos në veri të Shqipërisë”, u shpreh ai.
Franzece nënvizoi se trafikantët po përzgjedhin gjithnjë e më shumë zona të izoluara, pasi autoritetet disponojnë tashmë mjetet e nevojshme për të zgjeruar mbikëqyrjen ajrore.
Në aktivitet, zyrtari i lartë i policisë italiane, Lorenzo Bucossi, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy institucioneve, duke theksuar se veprimtaria e Guardia di Finanza në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më aktive, falë edhe mbështetjes ekonomike të shtuar nga pala italiane.
“Prej vitit 2021 punojmë së bashku me mbikëqyrjen nga ajri dhe asgjësimin e bimëve, dhe këtë vit orët e fluturimit janë rritur akoma më shumë. Do të shihni që angazhimi nuk ulet kurrë, që kur kemi nisur është gjithmonë në rritje. Kjo falë edhe mbështetjes ekonomike të Policisë së Shtetit italian.
Një marrëveshje e parë mbi trafikun e lëndëve narkotike është në vitin 1991. Janë 35 vite bashkëpunim në luftën kundër trafikut narkotik. Nga viti 1997 kemi zyrën tonë këtu në Tiranë, e cila bën pjesë në 37 vende, me operim në 94 vende”,- tha Bucossi.