TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në fshatin Bistricë të Sarandës.
I mbyturi ende nuk është identifikuar ndërsa mësohet se është i moshës 45 vjeç.
Policia e Sarandës, në një informacion paraprak bën me dije se viktima është gjetur sot rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë, Sarandë. Dyshohet se 45-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe më pas ka rënë në kanalin me ujë.
“Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup. Dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.
Po punohet për identifikimin e plotë të tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”.