AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 11:33

Bllokohet Kompleksi Havana në Dhërmi, nuk lëshonte kupon


Kompleksi Havana në Dhërmi është bllokuar nga tatimet. Shkak është bërë mos lëshimi i kuponit tatimor. Ishte kryeministri Edi Rama, i cili ka konfirmuar se “Havana” është bllokuar nga tatimet.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit“, – shkruan Rama në “Facebook”.