AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 10:58

FOTO/ Greqi, shqiptari përplas fëmijët me biçikleta, njëri prej tyre humb jetën


Një shqiptar 44 vjeç ka aksidentuar për vdekjen mbrëmjen e djeshme në Lamia, Greqi, një djalosh 14-vjeçar që vinte përballë tij në një rrugë të errët pa ndriçim dhe trotuare, mbi një biçikletë.

Aksidenti ndodhi pak para orës 22 të mbrëmjes së të enjtes, kur makina e drejtuar nga shqiptari 44-vjeçar u përplas me një grup fëmijësh me biçikleta. Ai e plagosi rëndë fëmijën i cili humbi jetën në spital.

Ishin rreth pesë fëmijë në atë grup me biçikleta, që kishin fenerë dhe drita të pasme dhe po lëviznin në rrugën e fshatit Achinou – Karavomylou. Papritmas, shoferi që i pa fëmijët minutën e fundit, reagoi për t’i shmangur, por nuk mundi se ishte shpejt.

Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe goditi të dytën dhe të tretën.

Si rezultat, një nga dy vëllezërit binjakë u plagos rëndë, ndërsa vëllai tjetër binjak dhe një mik i viktimës morën lëndime më të lehta.

Babai i viktimës që ishte mjek i njohur në Lamia nxitoi për fëmijën e plagosur rëndë por nuk arriti ta mbante dot gjallë në spitalin e Lamias.

Policët e Lamias kanë arrestuar shoferin dhe i kanë bërë testin e kontrollit në gjak.

Banorët e zonës e kanë quajtur këtë rrugë thertore, sepse pa ndriçim dhe pa trotuare është bërë shkak aksidentesh.