TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë më parë, presidenti i Republikës, Ilir Meta e krahasoi udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në Serbi, nga ku u nis për të këshilluar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, që të ndjekë shembullin e opozitës serbe, në cilësinë e liderit të opozitës së bashkuar joparlamentare.
I pyetur sot në një bashkëbisedim me gazetarët për këtë thirrje të kreut të shtetit, Basha u përgjigj duke i mbetur besnik kriterit parësor të vendosur që në nisje të aksionit opozitar pas djegies së mandateve: largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Presidenti po përpiqet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, thelbi është i njëjtë, duam të vijmë në pushtet me zgjedhje, qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Rama ka qenë i qartë, transparent dhe i faktuar pas 30 qershorit.
Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje pa Ramën në një ditë me zgjedhjet vendore dhe kushtetuese.
Procesi kërkon dialog dhe ne e kemi bërë të qartë ndërkombëtarëve se jemi gati të kontribuojmë dhe janë një palë që e kanë refuzuar dhe pala është Rama dhe kupola e organizatës së rilindjes.
Ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm, se po refuzon zgjidhjen e krizës mes parimeve evropiane, jo përmes pazarit se do pazar dhe jo përmes normave demokratike”.- u shpreh Basha.